Stafi i ZKE+ ndërmori vizitën monitoruese për projektin Erasmus + “Rrjeti TIK për kapërcimin e pengesave teknike dhe shoqërore në edukimin instrumental analitik kimik – NETCHEM”. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, më 7 Mars 2017.
Projekti Erasmus + 3 vjeçar NETCHEM mbështet ngritjen e kapaciteteve edukative dhe teknike në përdorimin instrumental analitik në universitet dhe firmat shqipëtare dhe serbe për rritjen e kontrollit mjedisor dhe sigurisë ushqimore dhe përmirësimin e shëndetit, mjedisit, turizmit, ekonimsë dhe perspektivës europiane të dy vendeve.
Projekti koordinohet nga Universiteti i Nishit në Serbi dhe përfshin 14 institucione partnere nga Serbia, Shqipëria, Çekia, Gjermani, Britania e madhe, Franca.
Për më tepër informacion: http://www.netchem.ac.rs/