Zyra Kombëtare Erasmus + zhvilloi më 30 Nëntor 2016, në ambientet e universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit ditën rajonale informative për Erasmus +’.
Ky aktivitet shërbeu për promovimin e dimensionit ndërkombëtar të Arsimit të Lartë të programit Erasmus +, që përfshin për Shqipërinë:
– Shkëmbimet afatshkurtra për stafet dhe studentët (KA1 International credit mobility);
– Projektet “Rritja e kapaciteteve në Arsimin e Lartë” ose ish-projektet Tempus, përfshirë shkëmbimet speciale për stafe dhe studentë, (KA2 Capacity Building in Higher Education);
– Projektet Jean Monnet;
Ky aktivitet nxiti interesin dhe tërhoqi pjesëmarrjen e stafit administrativ dhe akademik, si dhe studentëve të Universitetit të Elbasanit të cilët nëpërmjet prezantimeve të zyrës rritën njohuritë e tyre mbi procesin e aplikimit në mundësitë e ndryshme të programit dhe mënyrën e përgatitjes së projekt propozimeve të suksesshme në Erasmus+.