Dita kombëtare informuese mbi programin Erasmus + u mbajt më datë 26 Tetor 2016, në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës. Ajo zgjoi interesin dhe tërhoqi pjesëmarrjen e mbi 300 përfaqësuesve të stafeve akademike dhe administrative të universiteteve shqiptare, të agjencive qeveritare, zyrtarëve të BE-së, shoqërisë civile dhe studentëve. Punimet e “Ditës Kombëtare Informuese Erasmus +” u përshëndet nga Znj. Eralda Çani, zv. Ministre e Integrimit Evropian, Z. Redi Shtino, zv. Ministri i Arsimit dhe Sportit, Z. Andrea Maliqari, Rektori i UPT-së dhe Znj. Olga-Luisa Anghelakis, Drejtore e Seksionit Operacional 2, Zyra e Delegacionit të BE-së në Shqipëri.
Pjesa e parë e aktivitetit (9:30-12:30) ju përkushtua Universiteteve Shqiptare dhe aplikimeve institucionale në thirrjet e vitit 2017 të programit Erasmus +. Në këtë seksion, Znj. Anila Troshani, drejtore për komponentin e Erasmus + “Forcimi i kapaciteteve në Arsimin e Lartë”, pranë Agjencisë Ekzekutive të Komisionit Evropian në Bruksel, Znj. Edit Dibra Kordinatore e Zyrës Erasmus + në Shqipëri, dhe Z. Santiago Gutierrez Jimenez, ekspert i Jean Monnet në Agjencinë Ekzekutive mundësuan prezantim të detajuar të komponentëve kyç të programit si:
– Rritjen e kapaciteteve në Arsimin e Lartë (KA2 Capacity Building in Higher Education);
-Shkëmbimet afatshkurtra për stafet dhe studentët (KA1 International Credit Mobility);
-Jean Monnet;
– Masterat e përbashkët për institucionet;
Sesioni i dytë (13:30-15:00) ju përkushtua studentëve shqiptarë. Stafi i Zyrës Kombëtare Erasmus + informuan studentët mbi mundësitë për bursë në kuadër të:
– Shkëmbimeve afatshkurtra në ICM dhe Erasmus Mundus;
– Programeve të plota në Master dhe Doktoratura të përbashkëta;
Gjithashtu, studentët shqiptarë përfitues në programet master të përbashkët dhe shkëmbimeve afatshkurtra të Erasmus + treguan eksperiencën e tyre dhe i dhanë këshillë studentëve për përgatitjen e aplikimeve të suksesshme.
Takimi u përmbyll me një takim konsultues midis Znj. Anila Troshani dhe Znj. Edit Dibra me pikat e kontaktit të institucioneve shqiptare të përzgjedhura fituese në thirrjen e vitit 2016 të komponentin “Forcimi i kapaciteteve në Arsimin e Lartë” të Erasmus +.
Lista e prezantimeve të mbajtura në “Ditën Kombëtare Informuese Erasmus +”:
International Credit Mobility Call
Jean_Monnet_Activities_in_Erasmus+
Erasmus Mumdus Joint Masters Degree