Në datat 24-25 Tetor 2016 Agjencia Ekzekutive e Komisionit Evropian në Bruksel me mbështetjen e Zyrës Kombëtare Erasmus + ndërmori vizitën e monitorimit institucional të Universiteti Bujqësor i Tiranës për zbatimin e projekteve Tempus. Në këtë ushtrim morën pjesë Znj. Anila Trashani, drejtore për komponentin “Forcimi i kapaciteteve në Arsimin e Lartë” në Erasmus+ pranë Agjencisë Ekzekutive të Komisionit Evropian në Bruksel, Znj. Jasna Hivziefendic eksperten ndërkombëtare të monitorimit, stafi i ZKE +, përfaqësues të Delegacionit të BE-së në Tiranë, si dhe mbi 30 pedagogë dhe staf administrativ i UBT-së.
Vizita monitoruese institucionale shërbeu për vlerësimin e qëndrueshmërisë dhe impaktit të projekteve Tempus të thirrjeve 2008-2013 në të cilat Universiteti Bujqësor i Tiranës ka qenë partner dhe për dhënien e rekomandimeve për qëndrueshmërinë e mëtejshme të këtyre projekteve.