Stafi i ZKE+ në bashkëpunim me Agjencinë Ekzekutive në Bruksel, EACEA, ndërmori më 25 Maj 2016, vizitën monitoruese për projektin Erasmus + “Shërbimet Mbështetëse për Rrjetin e Librarive”. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Projekti Erasmus + për ngritjen e kapaciteteve në arsim të lartë “Shërbimet Mbështetëse për Rrjetin e Librarive” mbështet modernizimin e librarive në universitetet partnere nëpërmjet trajnimit të stafeve dhe reformimit të shërbimeve të tyre.
Projekti koordinohet nga Instituti i Teknologjisë në Limerik të Irlandës dhe përfshin 12 institucione partnere nga Rumania, Gjermania, Irlanda, Britania e Madhe, Shqipëria, Bosnja & Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova.
