Agjencia Ekzekutive e programit Erasmus + shpalli rezultatet e thirrjes së aplikimeve për vitin 2017 për komponentin KA2 “Rritja e Kapaciteteve në Arsimin e Lartë”. Në përfundim të këtij procesi, 2 projekte me koordinator shqiptar dhe 4 projekte me partnerë shqiptar u përzgjodhën fitues. Në total, plot 15 universitete dhe 3 institucione jo universitare shqiptare do të përfitojnë nga projektet e përzgjedhura.
Më poshtë gjendet lista e plotë e projekteve të rekomanduara për financim për komponentin KA2 “Rritja e Kapaciteteve në Arsimin e Lartë” të Erasmus +.