Stafi i ZKE+ ndërmori më 26 Prill 2018, vizitën monitoruese për projektin Erasmus + GRADUA. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit, të Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Projekti 3 vjeçar GRADUA (2017-2020), mbështet nëntë universitete shqiptare në avancimin e të diplomuarve dhe zhvillimin e kapaciteteve të tyre nëpërmjet krijimit të platformës për përputhjen e kërkesës së tregut të punës dhe ofertës akademike, lehtësimin e bashkëpunimit mes IAL-ve dhe biznesit, lehtësimin e vendosjes së të diplomuarve në tregun e punës etj.
Projekti koordinohet nga Universitetit Bujqësor të Tiranës në Shqipëri dhe përfshin 16 institucione partnere në Spanjë, Portugali, Itali, dhe Shqipëri.