Stafi i ZKE+ ndërmori më 1 Qershor 2018, vizitën monitoruese për projektin Erasmus + REBUS. Ky aktivitet u zhvillua në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës.
Projekti 3 vjeçar REBUS (2016-2019) synon zhvillimin, testimin, vlerësimin, integrimin gjithëpërfshirës dhe nevojat që nxisin modulet e hapura mësimore për të promovuar aftësitë sipërmarrëse të të diplomuarëve në Shkenca Kompjuterike, inxhinieri dhe shkenca të tjera teknike, si një ndërthurje e edukimit akademik dhe mësimëdhënies në praktikë të koncepteve të biznesit.
Projekti koordinohet nga Universiteti i Sarajevos në dhe Bosnjë dhe Hercegovinë dhe përfshin 14 institucione partnere nga Bosnjë dhe Hercegovina, Italia, Gjermania, Austria, Rusia, Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria. Universiteti i Elbasanit dhe Universiteti Europian i Tiranës janë prtnerët shqiptarë në projekt..
Për më tepër informacion: http://www.rebusproject.net