Datë: 07-08 Janar, 2020
Vendodhja: Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, Durrës
Organizuar: UAMD-Projekti Vtech@WBUni
Në datën 07-08 Janar 2020, në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, u mbajt mbledhja e parë ndërkombëtare e projektit “Përshpejtimi i modernizimit të universitetit në Ballkanin Perëndimor përmes teknologjisë virtuale”.
Projekti i ndërmarrë nga 11 patner, 4 nga Shqipëria (UAMD, EPOKA, Upolis, UET), 2 nga kosova (UT, UBT) dhe 5 nga vendet programe me koordinator projekti UAMD, do të zhvillohet në tre-vite dhe ka për qëllimin modernizimin e universiteteve dhe ndërtimin e shoqërisë dixhitale përmes Teknologjive Virtuale.
Për herë të parë në universitetet e Ballkanit Perendimor , prezantohet konceptin e teknologjive virtuale si një mjet për përshpejtimin e modernizimit të universiteteve, ndërsa kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë të drejtuar nga dija.
Përfituesit e drejtpërdrejtë: universitete, shkolla, mësues, studentë, industri dhe biznese rajonale.
Për më shumë informacion website-i i projektit: