Datë: 09 Janar, 2020
Vendodhja: Hotel Tirana “International”, Tiranë
Organizuar: Zyra Kombëtare Erasmus+ në bashkëpunim me ‘‘Union programmes in Albania’’
Zyra Kombëtare Erasmus+ në bashkëpunim me ‘‘Union programmes in Albania’’ organizuan në datën 9 Janar 2020, trajnimin një ditor lidhur me aplikimin për projektet ‘‘Rritja e Kapaciteteve në Fushën e Arsimit të lartë’’ -CBHE -KA2, “Si të shkruajmë një Projekt të Sukseshëm në Erasmus Plus – programi “Ndërtim Kapacitetesh në Arsimin e Lartë” (CBHE)”
Rreth 50 pjesëmarrës, u trajnuan për mënyrën e aplikimit në programin “Ndërtim Kapacitetesh në Arsimin e Lartë” (CBHE), për thirrjen “Erasmus+ 2020”
Në trajnim pjesëmarrësit u udhëzuan, trajnuan dhe informuan që nga:
mënyra e plotësimit të formularit për aplikim deri tek zgjedhja e bashkëpunëtorëve , përgatitja e LogFrame (Kornizës Logjike), objektivi i përgjithshëm i projektit, objektivat specifike, rezultatet, treguesi, aktivitetet, matrica e vlerësimeve të rreziqeve dhe Supozimet e planifikimit të emergjencave etj.
Thirrja për aplikim 2020, pritet të ketë rezultate shumë të mira tek universitetet në Shqipëri, referuar rezultateve të thirrjes së mëparshme 2019, që u finalizua me përzgjedhjen e 10 projekteve fituese CBHE, 5 prej të cilave do të koordinohen nga Universitetet Shqiptare.
Për më shumë informacion ju lutem klikonin në linkun e udhëzuesit për programin CBHE:
https://eacea.ec.europa.eu/…/capacity-building-in-the-field…
KUJDES, shikoni me vëmendje ndryshimet për “Thirrjen 2020”.