Datë: 12-13 Qeshor , 2019
Vendodhja: Universiteti Teknik i Moldavisë, Chisinau Moldavi
Organizuar: Universitetit Teknik i Moldavisë dhe SPHERE .
Në datën 12-13 Qeshor 2019, në ambjentet e Universitetit Teknik të Moldavisë u zhvillua seminari “Recognition: Implications for cross border access to higher education and mobility”. Në këto vite njohja e mobiliteteve është shtrirë dhe në axhendën e arsimit te lartë duke u përceptuar si rritës i faktorit ekonomik. Palë të tjera të interesuara janë organizata studentesh, administrata lokale dhe rajonale, punedhënës dhe autoritete këshilluese. Seminari ishte i hapur për të gjithë anëtarët e HERE-ve nga 25 vende, ku Shqipëria përfaqësohej nga ekspertët e reformave për arsimin e lartë Prof. B. Bijo dhe Prof. F. Bidaj, për të takuar dhe debatuar me eksperte te nismave Europiane.
– Rezultatet e seminarit janë:
- Arritja e një pamje të qartë të përparësive dhe aktiviteteve aktuale në fushën e njohjes së kualifikimeve.
- Njohjen e kontekstit të politikave kombëtare dhe institucionale për ndërkombëtarizimin.
- Vlerësimi dhe diskutimi i nevojës për zhvillimin e personelit përkatës në nivele të sistemit dhe institucional.
- Vlerësimi i hendekut midis përgatitjes kombëtar dhe praktikës së mirë ndërkombëtare, me qëllim të identifikimit të TAM-ve të mundshme në të ardhmen dhe veprimeve të tjera SPHERE.
Për më shumë informacion për përmbajtjen dhe konluzionet i gjeni tek Rapori i Seminarit.
https://supporthere.org/page/seminar-report-moldova-june-2019
Prezantimet që u zhvilluan gjatë seminarit i gjeni:
https://supporthere.org/moldova2019/page/documents-presentations-5