Datat: 24-25 Tetor 2019
Vendi: Tirana International Hotel, Tiranë, Albania.
Në datat 24-25 Tetor, 2019 në Tirana International Hotel, u organizua “Erasmus + Seminari i Kontaktit me Ballkanin Perëndimor”. Seminari mblodhi rreth 200 përfaqësues nga institucione të arsimit të lartë nga 34 vendet e programit Erasmus +, si dhe nga vendet partnere të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova ). Qëllimi ishte rritja e numrit të aplikimeve brenda rajonit nën thirrjen tjetër për propozime Erasmus + duke ofruar mundësi konkrete për rrjetëzim.
Seminari i kontaktit përfshiu të gjitha programet ndërkombëtare të programit Erasmus +, me fokus në Lëvizshmërinë e Kredisë Ndërkombëtare dhe ndërtimin e kapaciteteve në arsimin e lartë. Ashtu si edhe në aktivitetet e mëparshme, programi i seminarit, përfshiu seanca me nxitje rrjetëzimin, dhe një seri workshope që adresuan çështje të tilla si; njohja e ndërsjelltë e kualifikimeve dhe periudhat e mësimit jashtë vendit, format e aplikimit Erasmus +, përzgjedhja dhe mbështetja për pjesëmarrësit.
Gjatë ditës së dytë të aktivitetit, IAL-të shqiptare u trajnuan dhe u takuan me IAL të vendeve të programit dhe Ballkani Perëndimor.
Më shumë informacion per Study in Europe:
https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/events/erasmus-contact-seminar-western-balkans_en
ose në facebook-un: Albanian Erasmus+Office
https://www.facebook.com/Albanian-Erasmus-Office-359546980904543/