Datë: 11 Tetor 2019
Vendodhia: Kolegji Profesional I Tiranës, Shqipëri
Në kuadër të “Erasmus+ Days”, në datën 11 Tetor 2019, ZKE+ ishte e ftuar në aktivitetin e organizuar nga Kolegji Profesional i Tiranës. Mbi 10 milion njerëz kanë përfituar nga Programi Erasmus+, duke pasuruar përvojat e tyre të jetës dhe duke ndihmuar në ndërtimin e një komuniteti ndërkombëtar më gjithëpërfshirës. Nga data 10-12 Tetor 2019, më shumë se 3000 ngjarje do të festojnë suksesin e programit Erasmus+ në bashkimin e studentëve dhe shoqërive nga e gjithë bota.
Gjatë takimit, Znj E.Curraj, e ZKE+, informoi studentët dhe stafin e KPT-së mbi mundësitë që programi Erasmus+ ofron. Të rejat mbi thirrjen 2020, mënyrën e aplikimit dhe strategjitë e bashkëpunimit nëpërmjet institucioneve të AL në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Programit.
Në aktivitet ishin të ftuar pjesëtarët e ESN- Tirana, dhe ndanë me studentët e KPT eksperiencat e tyre ndërkombëtare dh informacione mbi organizatën.
Erasmus+ Shqipëri falenderon të gjitha Institucionet e Arsimit të lartë në Shqipëri që pasuruan këto tre ditë me aktivitete të ndryshme me fokusin mbi ERASMUS+.
Informacione të mëtejshme ju mund të gjeni: