Datë: 24 Janar,2020

Vendodhja: Hotel “International”, Tiranë

Organizuar: Rrjeti Asan

E Premte, 24 Janar Zyra Kombëtare Erasmus+ e AL morri pjesë në panairin “ME and EUROPE” I organizuar nga Rrjeti Asan, në kuadër të nismës “E-Citizens, Albania in Europe” financuar nga Bashkimi Europia.

Në aktivitet morën pjesë aktorë të rëndësishëm, organizata dhe institucione në fushën e integrimit të të rinjve, të cilët mësuan më shumë për vlerat e Bashkimit Europian si edhe informacione për programet e studimit ne Europë.

Stenda e Zyrës Kombëtare Erasmus+ në këtë panair, u vizitua nga shumë student dhe të rinj të cilët u informuan për mundësitë e ofruara nga Erasmus+ si shkëmbimet studentore, aplikimet për programet master, Joint Master Mundus dhe PhD, Marie Currie.

Informacione më të detajuara për këto programe mund t’i gjeni:

https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/opportunities/individuals/students/erasmus-mundus-joint-master-degrees_en

https://ec.europa.eu/research/mariecurieactions/node_en

https://ec.europa.eu/stages/home_en