Dhjetor 2020
Agjencia Kombëtare Erasmus+ në Francë
#ErasmusDays krijuar për 30 vjetorin e Programit Erasmus +, është kthyer në një festë të madhe Evropiane e lëvizshmërisë ndërkombëtare dhe shkëmbimit ndërkulturor.
Pjesëmarrësit, përfituesit, alumni, organizatat dhe Agjencitë Kombëtare të Erasmus + organizojnë ngjarje lokale për qytetarët, mediat dhe politikëbërësit për të mësuar më shumë rreth Erasmus + dhe gamën e gjerë të projekteve që mbështet.
Agjencia Kombëtare Erasmus + në Francë përgatiti Raportin e “Mbulimit dhe Ndikimit të #ErasmusDays 2020” për të vlerësuar dhe përshëndetur suksesin e paparë të # ErasmusDays 2020: më shumë se 5 000 ngjarje u zhvilluan në 84 vendet që i regjistruan ato në faqen zyrtare të internetit www.erasmusdays.com duke dëshmuar edhe një herë entuziazmin dhe angazhimin e aktorëve të Erasmus + në të gjithë botën. Përkundër situatës së vështirë dhe të pasigurt gjatë COVID 19, studentë, mësues, praktikues, vullnetarë, OJQ, Agjensi Kombëtare Erasmus +, Zyra Kombëtare Erasmus + dhe shumë më tepër aktorë të Erasmus + u mblodhën për të festuar lëvizjen ndërkombëtare dhe multikulturalizmin.
Shqipëria është cilësuar në këtë raport si një nga vendet e Praktikës më të Mirë; 24 aktivitete u zhvilluan gjatë ErasmusDays2020, u përdorën metodologji të ndryshme dhe të shumta si: takim ballë për ballë, takim i përzier, sesion Informues, workshop, seminare, Livestream në FB, aktivitete të zhvilluara në media dhe televizione, pergatitje dhe transmetim i videove te përgatitutra nga vet institucionet, numri i madh i dëshmive përfitues të Erasmus+ etj.
Raporti i Plotë: