Data: 10 Nëntor 2020
Vendndodhja: Universiteti I Vlorës “Ismail Qemali”
Organizuar nga: Zyra Kombëtare Erasmus+ dhe UV
Në datën 10 Nëntor u zhvillua aktiviteti monitories i projektit BlueWBC, “Zhvillimi i qëndrueshëm i ekonomive BLU përmes arsimit të lartë dhe inovacionit në vendet e Ballkanit Perëndimor” mbështetur nga Programi Erasmus + “Ndërtimi i Kapaciteteve për Arsimin e Lartë” (CBHE). Konsorcium përbëhet prej 9 partnerë, tre prej tyre janë institucione shqiptare si: Universiteti i “Ismail Qemali” Vlorë, Universiteti i Tiranës dhe Drejtoria e Përgjithshme Detare.
Objektivat kryesorë të projektit:
- Zhvillimi i kapaciteteve në institucionet e arsimit të lartë (IAL) duke synuar integrimin e konceptit të ekonomisë blu në Shqipëri dhe Mal të Zi.
- Sigurimi i burimeve njerëzore për ekonominë blu dhe fushat përkatëse.
- Sigurimi i një mjedisi mbështetës nëpërmjet bashkëpunimit midis institucioneve të arsimit të lartë dhe autoriteteve publike.
- Fuqizimi i reputaciont të institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri në raport me mjedisin ndërkombëtar dhe rajonal.
Për më shumë informacion vizitoni website: www.bluewbc.eu