Datë: 11 Dhjetor 2020
Vendndodhja: Online TEAMS
Organizuar nga: Zyra Kombëtare Erasmus +
Në datën 11 Dhjetor, Zyra Kombëtare Erasmus+ zhvilloi në platformën digjitale TEAMS vizitën monitoruese të Projektit VALEU-X, ” Virtual Albanian European Universities Exchange”. Projekti VALEU-X është një nga 10 projektet e fituara në thirrjen 2020, i mbështetur nga programi Erasmus+ “Ndërtim Kapacitetesh në Arsimin e Lartë”.
Projekti VALEU-X përbëhet nga 9 partnerë, 6 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Epoka, Universitit Europian i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Shkodrës, Universiteti i Korçës dhe Universiteti i Durrësit. Ky projekt synon të shtojë një vlerë të konsiderueshme në procesin e mësimdhënies në Shqipëri duke fuqizuar stafin akademik me kompetenca bashkëkohore të mësimdhënies.
Projekti edhe pse është në vitin e tij të parë të zbatimit, impakti që po krijon në institucionet partnere për shkak të emergjencës të mësimdhënies në platforma digjitale ka qenë i lartë.
Disa objektiva specifikë të projekteve VALEU-X janë:
- Kualifikimi i stafit akademik në IAL-të shqiptare për ambiente inovative të mësimdhënies dhe mësimit.
- Mbështetni IAL-të shqiptare në miratimin dhe zbatimin e aktiviteteve efektive të ndërkombëtarizimit të bazuara në TIK në shtëpi dhe integrimin e IAL-ve shqiptare në një rrjet global për “Lëvizjen Virtuale”.
- Kualifikimi i personelit administrativ në IAL-të shqiptare për miratimin dhe njohjen e Lëvizjes Virtuale të Përzier si pjesë e strategjisë së tyre institucionale të ndërkombëtarizimit.
Për më tepër info mbi projektin: https://valeu-x.eu/