Datë: 23 Dhjetor 2020
Vendndodhja: Online SKYPE
Organizuar nga: Koordinatori i projektit INTERBA
Në datën 23 Dhjetor Erida Curraj nga Zyra Kombëtare Erasmus+ morri pjesë në takimin midis partnereve të Projekti INTERBA, vazhdimësi e vizitës monitoruese të projektit “INTERnationalization at Home: Embedding Approaches and Structures to Foster Internationalization at Western Balkans”. Në takim znj. Curraj sugjeroi dhe rekomandoi partnerëve të projektit për mënyra zgjidhjeje të pengesave të hasura gjatë zhvillimit të projektit deri në Dhjetor 2020. Projekti INTERBA është një nga 10 projektet e fituara në thirrjen 2020 në Programin Erasmus+ “Rritje Kapacitetesh në Arsimin e Lartë”. Takimi u zhvillua në platformën SKYPE dhe projekti synon të forcojë dimensionin ndërkombëtar, ndërkulturor dhe global përmes zbatimit të Internationization at Home (IaH) në IAL partnere në mënyrë që të përmirësojë cilësinë e arsimit dhe të japë një kontribut domethënës në shoqëri. Projekti përbëhet nga 10 parterë me Koordinator Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik. Gjatë takimit u prezantua Plani i Menaxhimit dhe Cilesisë , rezultatet e WP1, njohja me Gant WP dhe u aprovuan takimet e rradhës.
Për më tepër info mbi projektin: https://interbaproject.com/