Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the breadcrumb-navxt domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /var/www/vhosts/erasmusplus.al/erasmus/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the polylang domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /var/www/vhosts/erasmusplus.al/erasmus/wp-includes/functions.php on line 6114
Eksperiencat Erasmus në sytë e studentëve_UT | National Erasmus+ Office

Data: 16 Tetor 2020

Vendndodhja: Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës

Organizuar nga: Jean Monnet, Universiteti i Tiranës

Me rastin e ditëve Erasmus, në  datën16 Tetor u zhvillua në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë takimi në auditor “Eksperiencat Erasmus në sytë e studentëve”, me pjesëmarrjen e Prof. Valentina Duka – Përgjegjëse e Departamentit të Historisë, Znj. Ada Ramaj – Drejtuese e Zyrës Erasmus + Albania, Dr. Elsa Skënderi Rakipllari – Zv. Dekane FHF, Dr. Andi Pinari – Zv.Dekan FHF, etj.

Prof. Valentina Duka përshëndeti nismën dhe paraqiti një historik të shkurtër të shkëmbimeve Erasmus+ përgjatë viteve dhe vlerën e tyre.  Dr. Elsa Skënderi Rakipllari, zv.Dekane e FHF për mobilitetin dhe kërkimin shkencor, shprehu mbështetjen e fakultetit për studentët, të cilët bëhen pjesë e eksperiencës Erasmus. Znj. Ada Ramaj paraqiti risitë e programeve të shkëmbimit të mbështetura nga BE dhe mundësitë në rritje që ato paraqesin për studentët shqiptarë.

Dr. Meljana Bregu, koordinatore e modulit Jean Monnet 2018 – 2021 “Shoqëria shqiptare drejt integrimit të plotë në familjen europiane” ilustroi për të pranishmit arritjet dhe sfidat e deritanishme të këtij projekti. Dr. Juliana Marko, koordinatore e modulit 2020 – 2023 “Procesi i Integrimit në BE dhe promovimi i të Drejtave të Njeriut në Shqipëri” prezantoi objektivat dhe strukturën e projektit të ri.

Studentë të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Historisë e Mësuesisë, të përfshirë në këto module, treguan për afrimin e tyre me studimet europiane si pasojë e përfshirjes në Jean Monnet – FHF dhe planet e tyre për të ardhmen. Disa studentë të kthyer nga eksperienca të shkëmbimeve Erasmus+ përshkruan për kolegët e tyre rrugën e ndjekur për aplikime të suksesshme dhe pasurimin akademik e jetësor që sjell studimi në universitetet europiane. Studentët e tjerë të pranishëm shprehën interesin e tyre dhe morën informacione të mëtejshme për t’u bërë gjithashtu pjesë e brezave Erasmus +.