Data: 14 Januar 2021
Aktiviteti: Vizita monitoruese e projektit BKSTONE
Vendi: Online

Zyra Kombëtare Erasmus+  zhvilloi në datën  14 Janar vizitën monitoruese të projektit #BKSTONE “Higher Education–Enterprise platform for fostering, modernisation and sustainable growth in the natural stone industry in Western Balkans”.

Projekti është mbështetur nga programi Erasmus+  i ndërtuar nga 15 Partnerë me koordinator Universitetin Politeknik të Tiranës, 2 të tjerë janë nga Shqipëria: Universiteti i Elbasanit, “ Aleksandër Xhuvani” dhe Universiteti i Gjirokastrës , “Eqrem Çabej”.

Disa arritje që synon të arrij projekti janë:

  • Të mbështesë trajnimin inovativ teknologjik, si dhe të bazuar në praktikë, bazuar në qasjen dhe formatin e kurseve që do të zhvillohen.
  • Të kontribuojë për të përfshirë plotësisht palët e interesit në industrinë e gurit, duke inkurajuar pjesëmarrjen e tyre në fazat e konceptimit dhe testimit të zhvillimit të materialeve.
  • Të promovojë mes studentëve të mësuarit aktiv dhe konstruktiv si një mjet i domosdoshëm për të punuar në sektorin e gurit, duke testuar mundësi të reja në vendet partnere.
  • Krijimi i një platforme rrjeti që përfshin përfaqësuesit e Sektorit të Gurit, Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) dhe organizatat VET të programit të BE-së dhe vendeve partnere bazuar në zbatimin e plotë të projektit

Më shumë informacion gjenit tek: www.bkstoneproject.com