JEAN MONNET
Programi Jean Monnet mbështet projekte të dedikuara për mësimdhënie dhe kërkime mbi procesin e integrimit evropian. Ai mbështet këto projekte dhe profesorët, përmes aktiviteteve kyçe si kurse, kërkime, konferenca dhe publikime në fushën e studimeve të BE-së. Institucionet dhe shoqatat nga e gjithë bota do të jenë në gjendje të paraqesin një propozim për një projekt Jean Monnet nën një Thirrje për Propozime Erasmus+. Universitetet shqiptare mund të aplikojnë për Modulet Jean Monnet (nënkupton kurse me kohë të shkurtër në fushën e Integrimit Evropian, me minimum 40 orë mësimi për një vit akademik), për pozicionet e lektorëve Jean Monnet (nënkupton pozicionet e pedagogëve të specializuar në fushën e Studimet e Integrimit Evropian, me minimum 90 klasa për një vit akademik) ose për Projektet Jean Monnet (aktivitete promovuese për çështje të Integrimit Evropian, program trajnimi, etj.).
Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni:
https://eacea.ec.europa.eu/erasmus-plus/news/call-for-proposals-jean-monnet-activities-2018_en