HERE-t SHQIPTARE
HERE-t (Higher Education Reform Experts) janë një ekip ekspertësh kombëtarë i mbështetur më parë nga programi Tempus, tani nga Erasmus +, për të këshilluar për reformat dhe politikat e Arsimit të Lartë në vend dhe për t’i orientuar ato në përputhje me prioritet dhe zhvillimet e vendeve të Bashkimit Evropian. Aktualisht, Shqipëria ka një ekip prej 7 ekspertësh (HERE), të cilët përfaqësojnë nivelet e larta drejtuese në Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe disa nga Universitet më të rëndësishme në vend.
PËRGJEGJËSITË E HERE-ve
-HERE-t marrin pjesë në aktivitete ndërkombëtare që organizohen posaçërisht për ta nga Komisioni Evropian. Këto veprimtari ndahen në: Seminare tematike, vizita studimore dhe konferenca ndërkombëtare;
-HERE-t kanë detyrimin të shpërndajnë përvojën e fituar në nivel institucioni dhe në seminaret kombëtare, që organizohen në Shqipëri, me mbështetjen e Zyrës Erasmus+;
-HERE-t mbajnë prezantime në seminaret kombëtare që planifikohen prej tyre;
-HERE-t luajnë role aktive si ekspertë ose si moderatorë në aktivitetet ndërkombëtare kur kjo…