Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the breadcrumb-navxt domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /var/www/vhosts/erasmusplus.al/erasmus/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the polylang domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /var/www/vhosts/erasmusplus.al/erasmus/wp-includes/functions.php on line 6114
Shkembimet afatshkurtra ICM | National Erasmus+ Office

Shkembimet afatshkurtra ICM

KA1 “SHKËMBIMET AFATSHKURTRA PËR STAFET DHE STUDENTËT”, (INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY).

Nëse universiteti ku studioni ose punoni është përzgjedhur fitues në një projekt dypalësh në kuadër të komponentit International Credit Mobility, studentët, pedagogët dhe  stafi administrativ mund të aplikojnë për shkëmbime afatshkurtra, përkatësisht nga 3 deri në 12 muaj për studentët në Bachelor, Master, PhD dhe 5 ditë deri në 2 muaj për stafet akademike dhe administrative. Kriteret gjuhësore (gjuha dhe niveli i kërkuar) janë përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale midis dy universiteteve.

SI VEPRON STUDENTI /STAFI?

Individët duhet të kontaktojnë zyrat e marrëdhënieve me jashtë dhe projekteve pranë universitetit për të mësuar nëse ekziston një projekt shkëmbimesh Erasmus+. Ata duhet të informohen për hapjen e aplikimeve individuale, kriteret e përzgjedhjes, afatet e aplikimit, etj.

Një student duhet të dijë që:

Kriteret e përzgjedhjes për studentët dhe stafet negociohen midis institucionit dërgues dhe atij pritës. Ato duhen bërë publike me hapjen e aplikimeve dhe të shpërndahen në një shkallë sa më të gjerë.

Njohja e periudhës së studimit është kusht i detyruar midis institucionit pritës dhe atij dërgues. Institucioni pritës është i detyruar të pajisë studentin dhe institucionin dërgues  me listën  e notave. Institucioni dërgues  duhet të njohë plotësisht modulet që studenti ka kryer gjatë shkëmbimit dhe t’ia regjistrojë ato në listën e notave.  Për këtë arsye, studenti plotëson “Marrëveshjen për kryerjen e studimeve” (Learning Agreement for studies).

Erasmus+ HE Learning Agreement for studies

Marrëveshja për kryerjen e studimeve plotësohet nga studenti para mobilitetit, bazuar në modulet që ai zgjedh të kryejë në universitetin pritës (tabela A). Këto module janë paraqitur në katalogun e vënë në dispozicion nga universiteti pritës. Gjithashtu studenti plotëson tabelën B me modulet përkuese në universitetin dërgues, të cilat do t’i njihen pas periudhës së shkëmbimit.

Marrëveshja nënshkruhet nga studenti, personi përgjegjës në universitetin dërgues dhe personi përgjegjës në universitetin pritës.

Stafi

Stafi (akademik ose administrativ) në varësi të qëllimit të shkëmbimit  plotëson:

Marrëveshjen e shkëmbimit për mësimdhënie (Staff  mobility for teaching agreement);

Erasmus+ HE Staff Mobility Agreement for teaching

Marrëveshjen e shkëmbimit për trajnim (Staff mobility for Training  agreement);

Erasmus+ HE Staff Mobility Agreement for training

Marrëveshja e pjesëmarrjes (The participant grant agreement)

 Përveç marrëveshjeve të mësipërme, studentët dhe stafet nënshkruajnë gjithashtu edhe “Marrëveshjen e pjesëmarrjes” (The participant grant agreement), e cila përcakton kushtet e mbështetjes financiare dhe modalitetet e pagesës. Ky dokument nënshkruhet midis individit dhe institucionit në Vendin e Programit para fillimit të shkëmbimit.

Për më tepër informacion, duhet të kontaktoni zyrat e marrëdhënieve me jashtë dhe projekteve pranë universitetit tuaj.