Programi Erasmus Mundus i ofron çdo studenti, pedagogu apo të punësuari në Institucionet e Arsimit të Lartë mundësinë e shkëmbimeve akademike afatshkurtra në një mori universitetesh evropiane. Pjesmarrja në program bëhet nëpërmjet aplikimit individual dhe kur ky rezulton i suksesshëm, Erasmus Mundus do të mbulojë të gjithë shpenzimet e pjesëmarrjes.
Në varësi të ciklit të shkollimit, periudha e shkëmbimit varion nga:
– një semestër deri në një vit akademik për nivelin bachelor,
– një semestër deri në dy vjet për nivelin master,
– 6 muaj deri në 36 muaj për nivelin e doktoratës;
– 6 muaj deri në 10 muaj për nivelin postdoktoratë;
– 1 muaj për stafet akademike dhe administrative;
Gjuha e studimit është e ndryshme në varësi të universitetit pritës.
Për të aplikuar në Erasmus Mundus, klikoni në linkun bashkëngjitur dhe ndiqni hapat e mëposhtme:
http://eacea.ec.europa.eu/erasmus_mundus/funding/available_partnerships.php
Hapi 1: Zgjidhni një nga katër partneritet Erasmsu mundus“ TECH-WB, SUNBEAM, SIGMA, EUROWEB”;
Hapi 2 Shihni ofertën akademike;
Hapi 3. Zgjidhni programin e shkëmbimit që përputhet me fushën tuaj akademike dhe nivelin e studimit (Bch, Master ose PhD);
Hapi 4. Shihni kërkesat e programit të studimit dhe afatin e aplikimit;
Hapi 5. Aplikimi bëhet online në adresën e dhënë në partneritet.