Stafi i ZKE+ ndërmori vizitën monitoruese për projektin Erasmus + “Menaxhimi Financiar, Kontabilitet dhe Kontrolli – Zhvillimi i Kurrikulave për Ngritjen e Kapaciteteve të Administratës Publike – FINAC”. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, më 28 Shkurt 2017. 

Projekti Erasmus + 3 vjeçar FINAC mbështet zhvillimin e kurrikulave për menaxhimin financiar, kontabilitetin dhe kontrollin për rritjen e kapaciteteve në Administatën Publike në Serbi dhe Shqipëri. Ky projekt drejtohet nga Universiteti i Beogradit.

Projekti koordinohet  nga Universiteti i Beogradit në Serbi dhe përfshin 11 institucione partnere nga Serbia, Italia, Çekia, Kroacia, Sllovakia dhe Shqipëria.

Për më tepër informacion: http://www.finac.org.rs/