Pas vlerësimit të aplikimeve në programin Erasmus Mundus, 13 studentë shqiptarë fituan të drejtën e ndjekjes me bursë të plotë të programeve master të përbashkët në ciklin akademik 2016-18. Me rastin e fillimit të studimeve të tyre u organizua më datë 20 korrik 2016, në ambientet e Hotel Rogner ceremonia e përcjelljes së studentëve.
Ceremonia u përshëndet nga Z. Redi Shtino, Zv. Ministër i Arsimit dhe Sportit dhe Znj. Xheni Sinakoli nga Zyra e Delegacionit të BE-së në Shqipëri. Gjatë këtij aktiviteti, Znj. Edit Dibra koordinatore e Zyrës Kombëtare Erasmus + njohu të pranishmit më mundësitë që programi ofron për studentët shqiptarë. Gjithashtu, Z. Armando Memushi nga ‘Rrjeti i Alumnëve Erasmus Mundus’ dhe dy studentë të tjerë ndan eksperiencën e tyre të studimeve në Erasmus Mundus me të pranishmit.