Stafi i ZKE+ ndërmori vizitën monitoruese për projektin Erasmus + “Modernizimi i edukimit gjeodezik në Ballkanin Perëndimor, fokusuar në aftësitë dhe rezultatet e të nxënit – GEOWEB”. Ky aktivitet u zhvillua në dy takime të vecanta të mbajtura në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Politeknik të Tiranës, më 26 shtator  2017 dhe në Zyrën Kombëtare Erasmus + më 5 Tetor 2017. Projekti 3 vjeçar GEOWEB (2015-18), synon modernizimin e arsimit gjeodezik në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm të Shqipërisë, Serbisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës dhe integrimit evropian të tyre. Ai koordinohet nga Instituti Mbretëror i Teknologjisë, në Suedi dhe përfshin 12 institucione partnere.

Për më tepër informacion: http://gidec.abe.kth.se/GEOWEB/