Stafi i ZKE+ ndërmori më 9 nëntor 2017, vizitën monitoruese për projektin Tempus “Zhvillimi i arsimit të lartë dhe shoqërisë nëpërmjet nxitjes së bashkëpunimit në fushën e artit dhe medias dhe partneritetit rajonal të studentëve për prodhimin e materialeve audiovizuale –StudAVP”. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Projekti 3 vjeçar StudAVP (2013-2016), ka mbështetur nxitjen e punësimit tek të rinjtë dhe bashkëpunimit midis institucioneve të arsimit të lartë dhe firmave të prodhimit mediatik nëpërmjet ngritjes së një platforme elektronike dhe ndërhyrjes në kurrikulat audio-vizuale.
Projekti koordinohet nga Universiteti i Arteve i Beogradit në Serbi dhe përfshin 15 institucione partnere në Serbia, Bullgaria, Sllovakia, Slovenia, Shqipëria dhe Bosnjë & Hercegovina. Universiteti i Tiranës dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit janë universitetet shqiptare në projekt.
Për më tepër informacion: http://www.studavp.net/en/