Zyra Kombëtare Erasmus + zhvilloi midis dative 12-19 dhjetor 2017, një numër takimesh konsultuese me stafet e caktuara nga universitetet shqiptare për përgatitjen e projekt propozimeve në kuadër të thirrjeve 2018 të programit Erasmus +. Përgjatë këtyre takimeve u mundësua informacioni më i fundit dhe u diskutua mbi mundësitë brenda dimensionit ndërkombëtar të Arsimit të Lartë të programit Erasmus +, që përfshijnë për Shqipërinë:
– Shkëmbimet afatshkurtra për stafet dhe studentët (KA1 International credit mobility);
– Projektet “Rritja e kapaciteteve në Arsimin e Lartë” ose ish-projektet Tempus, përfshirë shkëmbimet speciale për stafe dhe studentë, (KA2 Capacity Building in Higher Education);
– Projektet Jean Monnet;
Përfaqësues nga Universiteti i Tiranës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Mjekësisë i Tiranës, University i Arteve i Tiranës, Universiteti Aldent dhe Universiteti Luarasi morën pjesë në këto takime.