Zyra Kombëtare Erasmus + mori pjesë në tryezën e diskutimit mbi “Politikat Europiane për të rinjtë”, e zhvilluar më 20 dhjetor 2017, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Ky aktivitet u organizua nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian i Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë aktivitetit koordinatorja e ZKE + bëri një pasqyrë të pjesëmarrjes së Institucioneve shqiptare të Arsimit të Lartë në katërvjeçarin e parë të zbatimit të programit Erasmus + dhe sfidave për të ardhmen. Aktiviteti u drejtua nga kryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian të Kuvendit të Shqipërisë, me pjesëmarrjen e deputetëve të Kuvendit, rektorit, pedagogëve dhe studentëve të Universitetit të Tiranës, stafit të ZKE+, përfaqësuesve nga shoqatat e biznesit etj.
FOUNDING SOURCE:
"The website has been funded within the framework of the European Union Erasmus + programme which is funded by the Directorate General for Development and Co-operation – EuropeAid and the Directorate General for Enlargement."
DISCLAIMER:
"This website reflects the views only of the authors, and the European Education and Culture Executive Agency and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein."