Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Agjencinë Italiane për Promovimin e Kërkimit Europian – APRE dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri zhvilloi ditën e martë, më 13 Mars 2018 një seminar informues mbi potencialet e bashkëpunimit Itali-Shqipëri në kuadër të programeve të BE-së HORIZON 2020 dhe Erasmus +. Ky aktivitet u përshëndet nga Shkëlqesia e tij Z. Alberto Cutillo, Ambasadori i Italisë në Shqipëri dhe u ndoq nga përfaqësues së Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, APREs, Agjencisë Kombëtare të Teknologjisë dhe Informacionit, Zyrës Kombëtare Erasmus + dhe shumicës së Institucioneve të Arsimit të Lartë në vend. Seminari hodhi bazat për përgatitjen e ideve të bashkëpunimit midis dy vendeve në kudër të grumbullimit të Universiteteve Italiane më datë 23-24 Mars 2018 në Shqipëri, me rastin e zhvillimit të edicionit të 6-të “Të Studiosh në Itali”.
Gjatë aktivitetit koordinatorja lokale e ZKE+, Znj. Berxholi bëri një pasqyrë të bashkëpunimit Italo-Shqipëtar në Erasmus + dhe përcolli një sërë rekomandimesh mbi zhvillimin e bashkëpunimit të ardhshëm dypalësh në program, bazuar mbi prioritetet tona të arsimit të lartë.