Stafi i ZKE+ ndërmori më 10 Maj 2018, vizitën monitoruese për projektin Erasmus + DIMTV. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Universitetit Aleksandër Moisiu të Durrësit.
Projekti 3 vjeçar DIMTV (2017-2020), mbështet modernizimin dhe zbatimin e kurseve në degën e multimedias dhe televizonit digjital në Shqipëri dhe Kosovë.
Projekti koordinohet nga Universiteti Aleksandër Moisiu të Durrësit në Shqipëri dhe zbatohet në partneritet me Universitetin e Lubjanës, Universitetin e Tartusë, Universitetin Teknik të Ostravës, Universitetin Epoka, Universitetin e Prishtinës, Universitetin për Biznes dhe Teknologji të Prishtinës dhe Radio Televizionin Shqiptar.
Për më tepër informacion: http://dimtv.al/