Stafi i ZKE+ ndërmori vizitën monitoruese për projektin Erasmus + “Drejt rritjes së ndërgjegjësimit, përgjegjësisë dhe cilësisë së punës sociale – T@SK. Ky aktivitet u zhvillua në mjediset e Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës më datë 28 Qershor 2018 dhe në mjediset e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” më datë 10 Korrik 2018.
Projekti 3 vjeçar T@SK (2017-2020) synon përforcimin dhe modernizimin e Sistemit Shqiptar të Shërbimeve Sociale nëpërmjet modernizimin e Arsimit të Lartë në fushën e punës sociale dhe lidhjen e tij me mjedisin e punës duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet institucioneve akademike dhe profesionale evropiane të fushës.
Projekti koordinohet nga Universiteti i Firences, në Itali dhe përfshin 7 institucione partnere nga Italia, Spanja, Portugalia dhe Shqipëria. Universiteti i Tiranës, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” janë partnerët shqiptarë në projekt.
Për më tepër informacion: http://www.taskproject.eu/