Datë: 24 Maj, 2019
Vendodhja: Universitetit “Fan Noli”, Korçë
Organizuar: Zyra Kombëtare Erasmus+, CBHE TEAVET dhe TeComp
24 Maj, 2019, stafi i zyrës kombëtare Erasmus+, zhvilloi vizitën monitoruese në Universitetin “Fan Noli” në qytetin e Korcës, për dy projektet të financuara nga Erasmus+, të akronuara TEAVET dhe TeComp. Qëllimi i projektit të parë është të zhvilloj Kompetencat e Mësimdhënësve për një Sistem Vetjak Gjithëpërfshirës në Shqipëri. Kurse projekti i dytë ka për qëllim, forcimin e Kompetencave të Mësimdhënies në Arsimin e Lartë në Shkencat Natyrore dhe Matematikë. Një nga pikat më të rëndësishme të dy projekteve është fokusi në rritjen e kapaciteteve dhe cilesisë të mësimdhënies.
Vizita konsistonte në raportimet dhe avancimet e projekteve sipas skeduleve te parashikuara nga ana logjistike dhe menaxheriale ne projekt, si edhe për veshtirësitë që kanë hasur deri sot. Stafi i Erasmus+ ofroi zgjidhjet, këshillimet dhe udhëzimet për hapat e rradhës
LINKS:
https://twitter.com/hashtag/teavet?lang=en
https://www.facebook.com/pages/category/Education/Projekti-Teavet-119246392215726/