Data: 16 Tetor 2020
Vendi: Europe House & Live stream on EU in Albania FB
Organizuar : EU Delegation në Albania dhe ZKE+ ne Shqipëri
Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, theksoi se arsimi është një shtysë e madhe për zhvillimin dhe integrimin për këtë arsye edhe buxheti dhe llojet e programit per AL janë rritur”
Ada Ramaj, Koordinatorja e Zyrës Kombëtare Erasmus+ përgëzoi sukseset që Institucionet e Arsimit të Lartë në Shqipëri kanë arritur në programin Erasmus+, për seriozitetin e realizimit të detyrave për çdo projekt si edhe informoi risitë e programit Erasmus+ 2021-2027.
Përfaqësues nga programi “Rritje Kapacitetesh në Arsimin e Lartë”, Ketrina Cabiri, projekti e-VIVA nga UET, Eva Cipi , projekti TEAVET nga UV, Albana Halili projekti DIMTV nga UAMD, theksuan se projektet e tyre te financuara nga Erasmus+, nuk kanë ndikim vetëm në akademi, rritje kapaciteti për stafin dhe studentin, por edhe ndërtim laboratoresh dhe marrëdheniesh me sektorët e tjerë si civil dhe biznesi.
Programi më i njohur mes studetëve është “Shkëmbimi studentore dhe Stafi”, vidio udhëzuese se si mund të aplikohet në këtë program është realizuar nga UV u transmetua për herë të parë në këtë aktivitet. Rezarta Sinanaliaj nga UV sëbashku me Eda Cela nga UE theksuan se studentët gjatë shkëmbimeve studentore janë ambasadorët e Shqipërisë, edhe pse COVID 19 ndikoi në ngrirjen e mobiliteteve kjo do të rimëkëmbet menjëherë në vitin e ri akademik.
Jean Monnet është programi i tretë ku institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri mund të aplikojnë dhe raste suksesi në Shqipëri janë të shumtë. Denard Veshi nga UNYT, fitues i disa JM si Jean Monnet Module/ JM Chair dhe JM Network tregon se si kurrikulat janë ndërtuar dhe moderuar nga mbeshtetja e Erasmus+.
Erida Curraj, Oficere Programi e ZKE+, theksoi rëndësinë e gjithëpërfshirjes në programin Erasmus+, Institucionet e arsimit të lartë që nuk kanë aplikuar akoma në programin Erasmus+ duhet të mos e humbasin këtë mundësi. Rritja e kapacitetve në Arsimin e lartë nën projektin Erasmus+ është çdo vit edhe më e ndjeshme.
Takimi u transmeta drejtpërdrejtë në Live në FB European Delegation Union.
Axhenden e gjeni tek :
Linku i takimit në FB European Delegation Union.
https://www.facebook.com/eu.delegation.albania/videos/480547509569496/
ose you tube
https://www.youtube.com/watch?v=VZ19jxwa6Ic&ab_channel=EUDelegation
Linku i udhëzuesit të realizuar nga Universitit i Vlorës https://youtu.be/pTEXXGU746Y