NDËRTIMI I KAPACITETEVE NË FUSHËN E RINISË
Projektet e ngritjes së kapaciteteve janë projekte bashkëpunimi ndërkombëtar të bazuara në partneritete shumëpalëshe ndërmjet organizatave aktive në fushën e të rinjve në Program dhe vendeve të treta që nuk janë të lidhura me Programin. Ato synojnë të mbështesin bashkëpunimin ndërkombëtar dhe dialogun e politikave në fushën e të rinjve dhe të të mësuarit joformal, si një shtytës i zhvillimit të qëndrueshëm socio-ekonomik dhe mirëqenies së organizatave rinore dhe të rinjve.
OBJEKTIVAT
- ngritja e kapaciteteve të organizatave që punojnë me të rinjtë jashtë mësimit formal;
- promovimi i aktivitetetve e të mësuarit joformal në vendet e treta që nuk janë të lidhura me Programin, veçanërisht duke synuar të rinjtë me më pak mundësi, me synimin për të përmirësuar nivelin e kompetencave duke siguruar pjesëmarrjen aktive të të rinjve në shoqëri;
- të mbështesë zhvillimin e punës rinore në vendet e treta që nuk janë të lidhura me Programin, duke përmirësuar cilësinë dhe njohjen e tij;
- të nxisë zhvillimin, testimin dhe lançimin e skemave dhe programeve të mobilitetit të të mësuarit joformal në vendet e treta që nuk janë të lidhura me Programin;
- kontribuojnë në zbatimin e Strategjisë së BE-së për Rininë (2019-2027) duke përfshirë 11 synimet evropiane të Rinisë;
- nxitja e bashkëpunimit në rajone të ndryshme të botës përmes iniciativave të përbashkëta;
- rritja e sinergjive dhe komplementariteteve me sistemet e arsimit formal dhe/ose tregun e punës;

NDËRTIMI I KAPACITETEVE NË FUSHËN E RINISË (pdf)
Ky dokument përmban disa faqe të nxjerra nga udhëzuesi i plotë i programit, duke shpjeguar ndërtimin e kapaciteteve në fushën e Rinisë.
Klikoni link-un më poshtë për Udhëzuesin e Programit Erasmus+ 2022:
SHËNIM: Thirrja për aplikim për “Ngritjen e Kapaciteteve në fushën e Rinisë (ERASMUS-YOUTH-2022-CB-) janë të hapura.
Afati i fundit është 07 Prill 2022; 17:00:00 me orën e Brukselit.
Për informacion më të detajuar klikoni linkun e mëposhtëm: