Çfarë është Zyra Erasmus+?

Duke filluar nga viti 2014, Zyrat Kombëtare Tempus u shndërruan në Zyrën Kombëtare Erasmus+ (NEO).

Zyra Kombëtare Erasmus+ (NEO) asiston Komisionin, Agjencinë Ekzekutive dhe autoritetet lokale në zbatimin e Programit Erasmus+. Është pika qendrore në Shqipëri për palët e ineteresuara, të përfshirë në Programin Erasmus+ në fushën e arsimit të lartë. Zyra kontribuon në përmirësimin e ndërgjegjësimit, dukshmërisë, rëndësisë, efektivitetit dhe ndikimit të dimensionit ndërkombëtar të Erasmus+.

Zyra Kombëtare Erasmus+ është përgjegjëse për:

  • Ofrimin e informacionit për aktivitetet Erasmus+ që janë të hapura për pjesëmarrjen (përfshirë në fushat e arsimit të lartë, rinisë dhe VET-it, aty ku është e përshtatshme);
  • Këshillimin dhe ndihmën ndaj aplikantëve të mundshëm;
  • Koordinimni e ekipit vendor të Ekspertëve të Reformës në Arsimin e Lartë (HERE);
  • Kontributin në studime dhe evente;
  • Ofrimin e mbështetjes për dialogun politik;
  • Mbajtjen e kontakteve me autoritetet lokale dhe delegacionin e BE-së;
  • Ndjekjen zhvillimeve e politikave në fushën e arsimit të lartë në vendin e tonë.

Klikoni linkun për më shumë informacion rreth udhëzuesit të programit (2021-2027):

https://erasmus-plus.ec.europa.eu/programme-guide/erasmus-programme-guide