HERE-t në Shqipëri

Ekspertët e Reformës së Arsimit të Lartë (HERE në Shqipëri).

Ekipi Shqiptar i Ekspertëve të Reformës në Arsimin e Lartë ofron ekspertizë në promovimin dhe rritjen e progresit, si dhe zhvillimin e politikave dhe reformave të Arsimit të Lartë në Shqipëri. Ekipi HERE zgjidhet dhe emërohet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në konsultim me shërbimet e Komisionit Evropian.

Skuadra e HERE-ve:

Dorina Hoxha

Prof. Ass.

Elton Skendaj

Elvira Fetahu

Assoc. Prof. Dr.

Esmeralda Kromidha

Prof. Dr.

Misioni dhe Përgjegjësitë e HERE

  • HERE-t mbështesin zhvillimin e politikave në Shqipëri nëpërmjet modernizimit të proceseve dhe strategjive reformuese në Arsimin e Lartë, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet vendore përkatëse.
  • HERE-t mbështesin dialogun e politikave me BE-në në fushën e Arsimit të Lartë, në sinergji dhe koordinim me platformat e ndryshme të politikave të krijuara në kuadër të programit Erasmus+ ose iniciativave të tjera të mundshme të krijuara nga dhe nën drejtimin e Komisionit Evropian.
  • HERE-t mbështesin projektet Erasmus+ dhe ish-programet e BE-së duke shpërndarë rezultatet e tyre, veçanërisht praktikat më të mira dhe iniciativat inovative dhe duke i shfrytëzuar ato për qëllime modernizimi dhe zhvillimi.

Përgjegjësitë kryesore të HERE-ve në Shqipëri:

  • HERE-t marrin pjesë në aktivitete ndërkombëtare që organizohen posaçërisht për ta nga Komisioni Evropian. Këto aktivitete ndahen në: seminare tematike, vizita studimore, konferenca ndërkombëtare;
  • HERE-t kanë detyrimin të shpërndajnë përvojën e fituar në nivel institucional dhe në seminare kombëtare, të organizuara në Shqipëri, me mbështetjen e Zyrës Erasmus+;
  • HERE-t bëjnë prezantime në seminaret kombëtare të planifikuara prej tyre;
  • HERE-t luajnë role aktive si ekspertë ose si moderatorë në aktivitetet ndërkombëtare ku kjo kërkohet;
  • HERE-t përfshihen dhe rekrutohen për detyra të ndryshme në kuadër të misioneve të asistencës teknike, përgatitjes së studimeve, publikimeve;
  • HERE-t përfshihen në grupe pune (kombëtare) për hartimin e dokumenteve strategjike, përmirësimin e bazave ligjore, etj;

HERE shprehen në median e shkruar dhe TV në lidhje me çështjet dhe politikat e Arsimit të Lartë;

Përgjegjësitë kryesore të Zyrës Erasmus + në Shqipëri në lidhje me ekipin HERE:

  • Zyra Kombëtare Erasmus+ koordinon dhe lehtëson punën e HERE-ve në Shqipëri, si dhe pjesëmarrjen e tyre në aktivitete të ndryshme rajonale ose ndërkombëtare;
  • Zyra Kombëtare Erasmus+ në bashkëpunim me ekipin HERE harton programin e tyre vjetor të punës dhe monitoron aktivitetet e tyre;

Zyra Shqiptare Erasmus+ përgatit raportet mbi aktivitetet e kryera nga HERE-t për Agjencinë Ekzekutive në Bruksel.

Raportet dhe publikimet HERE:

http://eacea.ec.europa.eu/tempus/tools/documents/here_report_2012_130801.pdf

http://eacea.ec.europa.eu/tempus/tools/publications_en.php#4