Datë: 08 Janar, 2020
Vendodhja: Universiteti Bujqësor I Tiranës
Organizuar: ZKE+ dhe UBT-Projekti Gradua
Në datën 08 Janar 2020, në Universitetin Bujqësor të Tiranës u zhvillua vizita monitoruese e projektit “Përparimi dhe zhvillimi i të diplomuarve të kapaciteteve universitare në Shqipëri” (Graduates Advancement and Development of University capacities in Albania. GRADUA), i mbështetur nga programi Erasmus+ “Ndërtim Kapacitetesh për Arsimin e Lart”.
Projekti, me konsortium 16+1 patnerë nga Europa dhe Shqipëria, synon të krijojë sinergji konkrete midis Universiteteve dhe tregut të punës, përmes sigurimit të një sistemi unifikues. Platforma e krijuar është në dispozicion të diplomuarve dhe bizneseve. Gjenerimi i raporteve nga sistemi do të ndihmojë performancat e sistemit arsimor dhe do të sigurojë mjete inovative të rekrutimit.
Për t’u regjistruar kompanitë/studentët, ndiqni linkun e mëposhtëm:
http://gradua.almalaurea.it dhe mund të përdorni “Enterprises Manual”
Duke përdorur platformën, ndërmarrjet do të jenë në gjendje të gjejnë kandidatët e duhur bazuar në studimet dhe aftësitë e tyre. Filloni të mbani kontakte me punëtorë të kualifikuar direkt nga universiteti.
Për më shumë informacion website-i i projektit:
Më shumë informacion për programin Erasmus+, CBHE: