Titulli i projektit: Projekti e-VIVA “Enhancing and Validating service-related competences in Versatile learning environments in Western Balkan Universities”
Vendi: Univeriteti Europian i Tiranës,
Data: 9 Korrik 2019
Në 9 Korrik u zhvillua vizita monitoruese për projektin e-VIVA “Enhancing and Validating service-related competences in Versatile learning environments in Western Balkan Universities”. E-VIVA është një projekt në arsimin e lartë i Erasmus+ mbi ndërtimin e kapaciteteve i drejtuar nga Univeristeti Europian i Tiranës dhe mbështetet nga programi Erasmus+ dhe Bashkimi Europian. Projekti synon të evidentojë kompetencat më themelore për ekonominë e shërbimeve dhe do të kontribuojë në një transparencë më të lartë të tyre, për studentët, mësuesit, punëdhënësit dhe çdo institucion tjetër të interesuar. Mësimidhenia joformale është duke fituar rëndësi dhe projekti do të identifikojë çështjet kryesore dhe do të kontribuojë në avancimin e mëtejshëm të mënyrave të reja të të mësuarit. Projekti ka 16 partnerë nga të ciltë dy janë Shqiptarë, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe Universiteti i Tiranës. Koordiantor i projektit është Universiteti Europian i Tiranës
Informacion më i detajuar gjendet në faqen web të projektit https://evivaproject.eu/
Për informacion të mëtejshëm mbi programin https://erasmusplus.al/?page_id=1114