Vendi: Universiteti i Tiranës, Tiranë
Data: 26 Shtator 2019
Në datën 26 Shtator Zyra Erasmus+ finalizoi monitorimin e Projekteve KA1 në Universitetin e Tiranës. KA1 (Mobiliteti i të Nxënit) përfshin shkëmbimin e studentëve, lektorëve dhe stafit administrativ. Përfaqëson rreth 63% të buxhetit total të programit të Erasmus+. Universiteti i Tiranës sot, ka 79 marrëveshje ndërinstitucionale aktive, ku vetëm gjatë vitit akademik 2018-2019, 119 mobilitete studentore janë zhvilluar me sukses dhe shumë të tjera presin të përmbushen deri në 2020. Thirrjet për këto mobilitete dalin në websitin e UT.
Për me shumë informacion mund të shikoni faqen online te universitetit https://unitir.edu.al/thirrjet-e-hapura-per-aplikim-per-bursa/
Për më shumë informacio për KA1 https://erasmusplus.al/?page_id=1110