Titulli i projektit: Financial Accounting and Controlling Curricula Development for Capacity Building Public Administration (FINAC)
Vendi: UET Centre, Tiranë
Data: 29 Gusht 2019
Në 29 gusht, në qëndrën UET u zhvillua takimi rajonal i projektit FINAC. Projekti është i mbështëtur nga Erasmus + dhe financohet nga Bashkimi Europian nën programin Erasmus+ CBHE, në Shqipëri dhe Serbi. Gjatë projektit, në vitet 2016-2018, është zhvilluar master professional në Audit dhe gjatë vitit të fundit janë ofruar bursa të plota që vinin nga administracioni public për 24 studentë. Projekti ka 12 partnerë nga të cilët 2 janë shqipëtarë: Universiteti Europian i Tiranës dhe Universiteti Luigj Gurakuqi në Shkodër / Fakulteti i Ekonomisë.
Më tepër informacion mund të gjeni në faqen online të projektit: http://www.finac.org.rs/site/about
Më tepër informacion mbi “Erasmus+ CBHE programme” https://erasmusplus.al/?page_id=1114