Titulli i projektit: KFORCE
Vendi: Univeristeti i Tiranws
Data: 18 Dhjetor 2019
Në datë 18 dhjetor, në Universitetin e Tiranës u zhvillua monitorimi i projektin K-Force. Projekti është i mbështëtur nga programi “Ndërtim Kapacitetesh” Erasmus+, programi i BE.
Projekti ka për qëllim të përmirësojë rezistencën rajonale ndaj rreziqeve dhe aftësinë për bashkëpunim rajonal në parandalimin dhe reagimin e rreziqeve. Gjithashtu, të sigurojë burimet profesionale kombëtare dhe kapacitetet rajonale në mënyrë që të ndërtojë gatishmërinë në nivel rajonal për fatkeqësitë dhe një kulturë të sigurisë dhe rezistencës në të gjitha nivelet sipas BE Strategjitë e integrimit dhe strategjitë përkatëse kombëtare. Disa prej rezultateve të projektit janë: Master Profesional në Menaxhimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë dhe Siguria nga Zjarri (60 ECTS, zgjat 1 vit) të ofruara nga universiteti EPOKA u akreditua nga Agjencia për Sigurimin e Cilësisë së Arsimit të Lartë në vitin 2019, ndërsa Masteri i Shkencave në Menaxhimin e Riskut (120 ECTS, zgjat 2 vjet) do të fillojë procedurat e akreditimit në vitin 2020, kur grupi i parë i studentëve do të diplomohet.
Projekti K-Force është një konsorcium prej 16 partnerësh që përfshijnë akademi, institucione kërkimore, autoritete lokale dhe kombëtare nga tetë vende. Partnerët shqiptarë janë Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Epoka.
Më shumë informacion mbi projektin mund të gjeni në faqen web të projektit http://www.kforce.gradjevinans.net/
Me shumë informacion per programet CBHE Erasmus+ i gjeni:
https://erasmusplus.al/wp-content/uploads/2020/03/CBHE-Projects-Granted-2016.pdf