Titulli i projektit: EduLaw “Introducing modules on laë and rights in programmes of teacher training and educational science: a contribution to building rights-based education systems incoutries in transition”
Vendi: Fakulteti i Shkencave Sociale, UT, Tiranë , Shqipëri
Data: 18 Dhjetor 2019
Në datë 18 dhjetor u zhvillua vizita monitoruese e projektit EduLaw “Introducing modules on law and rights in programmes of teacher training and educational science: a contribution to building rights-based education systems incoutries in transition” i mbështetur nga programi “Ngritje Kapacitetesh për AL” Erasmus+. Projekti ka si qëllim rritjen e rëndësisë të arsimit të mësuesve për zhvillimin e një tregu pune dhe shoqërie bazuar në të drejtat për të përmirësuar nivelin e kompetencave dhe aftësive në IAL, duke zhvilluar module të reja on-line dhe programe inovative të arsimit të mësuesve. Projekti ka nje shtrirje ndër rajonale, me 11 patner ku 2 prej tyre janë Universiteti i Tiranës dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” Tiranë.
Projekti mbaroi në 2019, dhe impakti në universitetet shqiptare, i ka arritur objektivat, të cilat po përmirësojnë shërbimet akademike duke rishikuar përmbajtjen e një game të gjerë të programeve të formimit pasuniversitar të mësuesve dhe duke prezantuar modulet e reja nga projekti EduLAw. Rishikimi përfshinte tre programe pasuniversitare të ofruara nga Fakulteti i Shkencave Sociale, MSc në “Mësimdhënia e Shkencave Sociale”; MSc në “Politikë edukimi dhe udhëheqje” dhe MSHP në “Pedagogji speciale dhe sociale”; dhe shtatë programe pasuniversitare të ofruara nga Fakulteti i Edukimit, UAMD, MSc në “Mbikëqyrje dhe menaxhim të institucioneve arsimore”, MSHP në “Didaktikë”, MSHP në “Mësimdhënia e arsimit fillor, klasa I-VI”, MSHP në “Mësimdhënia e gjuhës Angleze” MSc në “Letërsi dhe Mësimdhënie të Gjuhës Shqipe”, MSc “Mësimdhënie e Shkencave Sociale” dhe MSc në “Mësimdhënie të arsimit të mesëm të ulët të gjuhësisë dhe letërsisë, shqip dhe anglisht”.
Për më shumë inforamcion gjeni tek website i projektit:
Më tepër informacion mbi projektet “Ndërtim kapacitetesh” i gjeni edhe tek website i ZKE+:
https://erasmusplus.al/wp-content/uploads/2020/03/CBHE-Projects-Granted-2015.pdf