Zyra Erasmus+ (ish-Zyra Tempus) në bashkëpunim me ekspertët HERE dhe Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës organizon Seminarin Kombëtar me temë “Sigurimi i Cilësisë në Arsimin e Lartë”, në mjediset e Universitetit të Vlorës, në datë 6 Qershor 2014, ora 11.00- 16.00.
Seminari është i hapur për te gjithë stafet akademike nga IAL-të e Tiranës, Korçës, Shkodrës, Gjirokastrës, Elbasanit, Vlorës, Durrësit, Korçës, etj, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, anëtarë të Komisionit Kombëtar për Reformën e Arsimit të Lartë, etj.
Ai do të trajtojë sfidat e sigurimit të cilësisë në universitetet shqiptare kryesisht nga këndvështrimi i mësimdhënies dhe kërkimit shkencor. Gjithashtu, meqenëse seminari përkon me fazën përgatitore të ligjit të ri për Arsimin e Lartë dhe synon të japë kontributin e tij në këtë proces, ai do të trajtojë disa nga ndryshimet më themelore që parashikon Platforma e Reformës lidhur me çështjet e sigurimit të cilësisë dhe do të përcjellë zërin e personelit të IAL-ve në një dokument final me rekomandime.