Zyra Erasmus+ (ish-zyra Tempus) në bashkëpunim me ekspertët HERE (Higher Education Reform Experts) dhe Universitetin Politeknik të Tiranës organizon Seminarin Kombëtar me temë “Menaxhimi i Burimeve Njerëzore në IAL-të shqiptare”, në mjediset e Universitetit Politeknik të Tiranës, në datë 29 prill 2014, e martë, ora 9.00- 14.00. Ky seminar kombëtar, i cili zhvillohet me mbështetjen e Komisionit Evropian, do të mbledhë së bashku anëtarë të stafeve akademike nga IAL-të e Tiranës, Korçës, Shkodrës, Gjirokastrës, Elbasanit, Vlorës, Durrësit, Korçës, etj, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si dhe përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë. Seminari do të trajtojë çështje të menaxhimit të burimeve njerëzore në universitetet shqiptare dhe sfidat përkatëse nga disa këndvështrime: stafet drejtuese, akademike, administrative dhe teknike. Ai përkon gjithashtu me fazën përgatitore të Ligjit të ri për Arsimin e Lartë dhe synon të japë kontributin e tij në këtë reformë të rëndësishme, duke përcjellë zërin e personelit të IAL-ve në një dokument final me rekomandime. Për informacion më të hollësishëm, na kontaktoni në adresat e emailit editdibra@yahoo.fr dhe elona_saraci@yahoo.com ose na telefononi në 067 60 18 119. Ju mirëpresim në këtë aktivitet.
FOUNDING SOURCE:
"The website has been funded within the framework of the European Union Erasmus + programme which is funded by the Directorate General for Development and Co-operation – EuropeAid and the Directorate General for Enlargement."
DISCLAIMER:
"This website reflects the views only of the authors, and the European Education and Culture Executive Agency and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein."