📢Me datë 10 shkurt u zhvillua sesioni infomues për projektet ‘Rritja e Kapaciteteve në fushën e Sportit’ (Capacity Building in the field of Sport – CBS) nën monitorimin e koordinatores së zyrës kombëtare Erasmus+, Znj. Ada Ramaj.

Pjesëmarrës të ndryshëm në fushën e sporteve ndoqën online prezantimin e Z. Marc Patuzzo, ekspert në Komisionin Evropian për Sportin, mbi mënyrën se si aplikohet në këto projekte: objektivat, financimi, vendet pjesëmarrëse, formularet e nevojshëm për aplikim etj.

Në fjalën përshëndetëse të këtij aktiviteti mori pjesë Z. Endrit Hoxha, zv.minister në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit si dhe Z. Andrea Vera, Përgjegjës Sektori për Ekonominë dhe Zhvillimin në Delegacionin e BE-së.