Ne daten 14 Nentor 2023, Zyra Kombetare Erasmus+ organizoi Cluster meeting me teme: ’Lidhja e Arsimit te Larte me biznesin ne Shqiperi’, si nje nder prioritetet e programit Erasmus+ dhe ne perputhje me strategjine e Ministrise se Arsimit dhe Sportit.

Ishin te ftuar koordinatore Shqiptare dhe pika kontakti te universiteteve te ndryshme, lidhur me projektet “Rritja e kapaciteteve ne fushen e Arsimit te Larte” qe kishin implementuar.

Pjesemarresit prezantuan permbledhje te projekteve ku kishin qene koordinatore/pika kontakti dhe vecanerisht ne fokus te prezantimeve te tyre, ishin arritjet dhe problematikat e hasura gjate implementimit te tyre.

Ky takim ishte I rendesishem jo vetem per nga tema qe u trajtua, ku pjesemarresit paraqiten nje panorame te plote te marrdhenieve Universitet-Biznes vecanerisht te viteve te fundit, por dhe me konkluzionet qe dolen ne fund te takimit ku theksi u vu ne domosdoshmerine qe marrdhenia ekzistuese  te

ngrihet ne nje nivel me te larte, ne dobi te te dy paleve te interesuara.