Ne dt. 8.11.2023 u zhvillua online ‘Sesioni Informues Erasmus+ per Rinine’, nepermjet organizimit te perbashket te Zyres Shqiptare Erasmus+ me NEO Izrael, NEO Kosove dhe NEO Mali I Zi, realizuar permes platformes ZOOM.
Ashtu si dhe vjet, e ftuar ishte Znj. Claudia Mondino, eksperte per Rinine ne Komisionin Evropian, e cila prezantoi lidhur me menyren se si aplikohet ne programin Erasmus+ per projektet ‘Rritja e Kapaciteteve ne fushen e Rinise – CBY’.
Pas prezantimit te Znj. Mondino, shume pyetje u ngriten rreth hartimit te projekteve, implementimit dhe menaxhimit financiar te tyre. Nuk munguan diskutimet rreth eksperiencave qe kishin pjesmarresit gjate procesit te aplikimit te ketyre projekteve si dhe gjate fazes se implementimit te tyre.
Ky takim I perbashket u vleresua nga te gjithe si nje mundesi shume e mire jo vetem per informacionin e detajuar qe moren per aplikimet e reja CBY, por dhe per krijimin e rrjeteve te punes me organizata homologe nga vendet e Ballkanit Perendimor, qe ishin te pranishme gjate takimit online, duke bere te mundur ne kete menyre vendosjen e urave te bashkepunimit per aktivitete te ndryshme apo aplikime te reja CBY.