Në datën 18 Janar 2024, në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës u zhvillua takimi I parë zyrtar për projektin CBHE Erasmus+: “Zero C- Enhancing knowledge and skills at WB HEIs in preparation for zero carbon maritime transport and logistics society”. Ky projekt, në themel të tij ka rritjen e kapaciteteve teknike dhe njerëzore në Shqipëri dhe Mal të Zi, në ofrimin e dijeve dhe aftësive bashkëkohore në fushën e transportit detar për studentët dhe profesionistët. Zyra Kombëtare Erasmus+ mori pjesë në këtë takim dy ditor me një fjalë përshëndetëse nga koordinatorja Znj. Ada Ramaj, që përshëndeti pjesmarrësit e konsorciumit të këtij projekti dhe mbi të gjitha përgëzoi koordinatorin e këtij projekti Prof. Osman Metalla. Fjalën e saj përshëndetëse Znj. Ramaj e mbylli, duke I uruar suksese të gjithë universiteteve pjesëmarrëse në projekt dhe vecanërisht koordinatorit Prof. Metallës, në zbatimin e këtij projekti.